AKI nesër hap fushatën zgjedhore në Gostivar, të pranishëm Ali Ahmeti dhe Arben Taravari
Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar ka njoftuar hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përsëritura lokale. Kryetari i degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi, u The post AKI nesër hap fushatën zgjedhore në Gostivar, të pranishëm Ali Ahmeti dhe Arben Taravari appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar ka njoftuar hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përsëritura lokale. Kryetari i degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi, u bëri thirrje qytetarëve dhe mërgimtarëve që të marrin pjesë në tubimin qendror.
“Të dashur qytetarë dhe ju të dashur mërgimtarë, ju ftojmë të hënën që së bashku ta hapim fushatën zgjedhore në Pallatin e Kulturës, në ora 20:00. Le ta nisim këtë rrugëtim së bashku!”, deklaroi Xhaferi.

Ndërkohë, kandidati i Aleancës për Integrim Kombëtar (AKI) për zgjedhjet e përsëritura lokale në Gostivar, Valbon Limani, theksoi se nisja e fushatës shënon fillimin e një rrugëtimi drejt fitores.
“Nesër fillon rrugëtimi drejt Fitores së Madhe! Tani që jemi të gjithë, edhe më mirë! Ju pres të gjithëve!”, u shpreh Limani.
Në tubimin e hapjes së fushatës pritet të jenë të pranishëm edhe liderët e koalicionit, përfshirë kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, si dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, çka i jep këtij aktiviteti peshë të veçantë politike në prag të zgjedhjeve të përsëritura lokale në Gostivar. Gazeta Flaka
The post AKI nesër hap fushatën zgjedhore në Gostivar, të pranishëm Ali Ahmeti dhe Arben Taravari appeared first on Flaka, në çdo lajm... .