Vlora prej ditësh pa ujë, Rama: Faji i instalimeve të vitit 2009-2010

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama komentoi dhe njëherë situatën në qytetin e Vlorës ku qytetarët prej 4 ditësh nuk furnizoheshin më ujë. Rama tha se problemi fatmirësisht u rregullua dhe kjo falë punës së kryebashkiakes, prefektes, drejtorit të AKUV dhe punonjësve të AKUV. Rama u shpreh se defekti erdhi si pasojë e instalimeve […]

dhjetor 30, 2025 - 15:00
 0
Vlora prej ditësh pa ujë, Rama: Faji i instalimeve të vitit 2009-2010

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama komentoi dhe njëherë situatën në qytetin e Vlorës ku qytetarët prej 4 ditësh nuk furnizoheshin më ujë. Rama tha se problemi fatmirësisht u rregullua dhe kjo falë punës së kryebashkiakes, prefektes, drejtorit të AKUV dhe punonjësve të AKUV.

Rama u shpreh se defekti erdhi si pasojë e instalimeve të bëra në vitin 2009-2010, me pajise hidraulike jashtë standardeve. Ndër të tjera, Rama shtoi se problematikat me ujësjellësit janë ekzistente në të gjithë Shqipërinë duke thënë se AKUV është në proces reformimi.

“Më në fund u zgjidh problemi në Vlorë, ishte defekt i rëndë i ardhur si rezultat i një investime të bërë në vitin 2009-2010 me pajise hidraulike jashtë standardeve që mbajnë e më pas plasën. Pa dashur të them që problemt6aik e ujësjellësit është thjeshtë kjo. Falë punës së jashtëzakonshme të punëtoreve dhe qëndrimit ditë natë të kryebashkiakes, prefektes dhe drejtorit të AKUV që shkoi në Vlorë dhe falë faktit që mundëm të merrnim këto pajisje në Turqi, defekti u riparua. Ujësjellësi në gjithë Shqipërinë është një sektor që është në reformim me sipër dhe që kërkon investime, punë . E kemi gjetur më keq sesa vetë energjinë. Por me ndryshimet që kemi bërë, me sistemin e ri besoj që do të shkojë duke u përmirësuar dhe brenda kësaj dekade problemet e mëdha do të jenë mbyllur”, tha Rama.