Oferta tunduese ka arritur, Nkunku largohet në janar nga Milani për 35 milionë euro

Christopher Nkunku largohet nga Milani në merkaton e janarit. Sulmuesi francez, Christopher Nkunku bëri bujë gjatë verës kur nga Chelsea u transferua te Milani për 37 milionë euro. Nkunku nuk ka arritur të lërë gjurmë në San Siro për këto katër muaj, duke realizuar tre gola dhe 2 asistime në 15 ndeshje të luajtura. Mediat […]

dhjetor 30, 2025 - 15:30
 0
Oferta tunduese ka arritur, Nkunku largohet në janar nga Milani për 35 milionë euro

Christopher Nkunku largohet nga Milani në merkaton e janarit.

Sulmuesi francez, Christopher Nkunku bëri bujë gjatë verës kur nga Chelsea u transferua te Milani për 37 milionë euro.

Nkunku nuk ka arritur të lërë gjurmë në San Siro për këto katër muaj, duke realizuar tre gola dhe 2 asistime në 15 ndeshje të luajtura.

Mediat turke, kanë lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Fenerbahce synon transferimin e Nkunku nga Milani në këtë afat dimëror.

Sipas Fotomaç, trajneri i Fenerbahce, Domenic Tadesco e ka kontaktuar francezin për ta bindur që ti bashkohet në Stamboll.

Tadesco dhe Nkunku kanë bashkëpunuar sëbashku te Leipzig dhe Fenerbahce synon huazimin e Nkunku me opsion blerjeje prej 35 milionë eurove.

Mbetet ta shohim nëse Milan do të heq dorë nga Nkunku pas vetëm 4 muajve.