Aksident i rëndë në Shkup, vetura godet biçiklistin
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkup, ku një biçiklist ka mbetur me lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një automjet, shkruan Portalb.mk. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), rasti është denoncuar rreth orës 07:15 në SPB Shkup. Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e bulevardit […]
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkup, ku një biçiklist ka mbetur me lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një automjet, shkruan Portalb.mk.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), rasti është denoncuar rreth orës 07:15 në SPB Shkup. Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e bulevardit “Arradhat Partizane” dhe bulevardit “8 Shtatori”.
Në aksident është përfshirë një automjet i tipit “Hyundai” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 25-vjeçarja me iniciale J.P., i cili ka goditur biçikletën të cilën po e ngiste 58-vjeçari Z.M., po ashtu nga Shkupi.
Si pasojë e përplasjes, biçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konfirmuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.
Ekipi i inspektimit nga SPB Shkup ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes për të zbardhur shkaqet që çuan deri te ky aksident.