Aksident i tmerrshëm, 5 veta lëndohen
Më datë 03.04.2026, në orën 21:25, në DPB Kërçovë është denoncuar se në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, në afërsi të fshatit Zajas të Kërçovës, ka ndodhur një aksident komunikacioni midis automjetit të udhëtarëve „Mercedes“ me targa të Kërçovës, i drejtuar nga V.B. (69) nga fshati Zajas, dhe automjetit të udhëtarëve „Mitsubishi“ me targa të Kërçovës, i […]
Më datë 03.04.2026, në orën 21:25, në DPB Kërçovë është denoncuar se në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, në afërsi të fshatit Zajas të Kërçovës, ka ndodhur një aksident komunikacioni midis automjetit të udhëtarëve „Mercedes“ me targa të Kërçovës, i drejtuar nga V.B. (69) nga fshati Zajas, dhe automjetit të udhëtarëve „Mitsubishi“ me targa të Kërçovës, i drejtuar nga L.B. (19) nga fshati Baçisht i Kërçovës.
Ky i fundit e ka drejtuar automjetin pa patentë shoferë, për çka do të vijojë parashtresë përkatëse.
Në aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy bashkëudhëtarë nga automjeti „Mitsubishi“, S.A. (20) nga fshati Zajas dhe A.R. (18) nga fshati Baçisht. Ndërkaq, lëndime trupore kanë pësuar dy shoferët dhe një tjetër bashkëudhëtar i automjetit „Mitsubishi“, B.A. (19) nga fshati Zajas, lëndime këto të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Kërçovë.
Ekspertizën në vendngjarje e ka kryer ekipi i DPB Kërçovë.