Aksident në Lubozhdë të Istogut, pesë të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Lubozhdë të Istogut, ku janë lënduar pesë persona. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Gazeta Sinjali se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:3...


Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Lubozhdë të Istogut, ku janë lënduar pesë persona.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Gazeta Sinjali se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30.
“Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Lubozhdë-Istog. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKMF-Istog, për trajtim mjekësor”, ka deklaruar Rugova.
Rastin po e hetojnë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.