Aksidenti i rëndë ajror në Korenë e Jugut, ministri i Transportit planifikon dorëheqjen

Ministri i Transportit të Koresë së Jugut tha këtë të martë para mediave se synon të japë dorëheqjen për të marrë përgjegjësi sa i përket rrëzimit të avionit “Boeing” më 29 Dhjetor të vitit që lamë pas. “Ndjej përgjegjësi të madhe për këtë fatkeqësi”, tha Park Sang-woo në një konferencë për shtyp. Ai shtoi se […] The post Aksidenti i rëndë ajror në Korenë e Jugut, ministri i Transportit planifikon dorëheqjen appeared first on InfoShqip.com.

Jan 7, 2025 - 21:00
 0  7
Aksidenti i rëndë ajror në Korenë e Jugut, ministri i Transportit planifikon dorëheqjen

Ministri i Transportit të Koresë së Jugut tha këtë të martë para mediave se synon të japë dorëheqjen për të marrë përgjegjësi sa i përket rrëzimit të avionit “Boeing” më 29 Dhjetor të vitit që lamë pas.

“Ndjej përgjegjësi të madhe për këtë fatkeqësi”, tha Park Sang-woo në një konferencë për shtyp.

Ai shtoi se do të përpiqej që të gjente kohën e duhur për të dhënë dorëheqjen pas adresimit të situatës aktuale në sektorin e transportit. Nga ana tjetër zëvendësministri i Transportit pranoi se masat e sigurta nuk ishin të mjaftueshme gjatë ndërtimit të argjinaturës, por tha gjithashtu se ato në fakt ishin bërë në përputhje me rregulloret e Koresë së Jugut.

“Jeju Air 7C2216” i cili ishte nisur nga kryeqyteti i Tajlandës, Bangkok për në Muan të Koresë së Jugut shpërtheu teksa po ulej në pistë. Nga ky aksident i rëndë ajror humbën jetën 179 persona dhe falë autoriteteve u shpëtuan vetëm 2.
Shkak për shpërthimin e avionit i cili u mori jetën qindra pasagjerëve që ishin në bord dyshohet të jetë bërë një tufë zogjsh, pasi ekspertët gjetën pupla në motorët e avionit. Megjithatë mbetet të paqarta veprimet e pilotit dhe pse nuk u aktivizuan rrotat e uljes së avionit.

The post Aksidenti i rëndë ajror në Korenë e Jugut, ministri i Transportit planifikon dorëheqjen appeared first on InfoShqip.com.