Aksioin i PTHP dhe MPB: Po ndiqet penalisht krimi me pensionet e invalidore

Në disa lokacione në mbarë vendin, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) sot është zhvilluar një aksion nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, transmeton Portalb.mk. Sipas informacioneve nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë dhe MPB, ekziston dyshimi i bazuar se janë kryer […]

Prill 23, 2025 - 20:01
 0  12
Aksioin i PTHP dhe MPB: Po ndiqet penalisht krimi me pensionet e invalidore
Policia, MPB

Në disa lokacione në mbarë vendin, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) sot është zhvilluar një aksion nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, transmeton Portalb.mk.

Sipas informacioneve nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë dhe MPB, ekziston dyshimi i bazuar se janë kryer disa vepra penale me të cilat është shkaktuar dëm në Fondin e Shëndetësisë.

Për shkak të shtrirjes së aksionit, më shumë informata nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë thonë se do të shpërndahen pas përfundimit të aksionit.

Jozyrtarisht, bëhet fjalë për abuzime në ushtrimin e të drejtave të dëmshpërblimit për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër dhe përfitim të paligjshëm të së drejtës për pension invalidor.

Aksioni, siç mësohet jozyrtarisht, përfshin disa dhjetëra të dyshuar, dhe është një rast për të cilin Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë punon për një kohë të gjatë. Në hetimin paraprak janë përdorur masa të posaçme hetimore, të cilat janë regjistruar kontakte të drejtpërdrejta ndërmjet të dyshuarve dhe dhënie dhe marrje ryshfeti.

Kujtojmë se, Revizioni në fillim të këtij viti (2025)kishte konstatuar disa parregullsi dhe probleme me personelin në Fondin e Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore (FSPI). Sipas raportit të Entit Shtetëror të Revizionit, vitin e kaluar (2024) në FSPI janë punësuar 206 persona me kontratë pune në kohëzgjatje nga 2 deri në 12 muaj, për të cilët Fondi kishte siguruar pëlqimin nga Ministria e Financave për kryerjen e detyrave të punës dhe për të cilat janë shpenzuar më shumë se 800.000 euro.