Aksion nate: “Zhduken” objektet ilegale në hyrje të Çarshisë
Gjatë orëve të natës është zhvilluar një aksion për largimin e objekteve ilegale në hyrje të Çarshisë në Shkup. Sipas raportimit të Skopje1.mk, strukturat pa leje janë hequr, duke liruar hapësirën në këtë zonë të frekuentuar të qytetit. Ky segment i Çarshisë për një kohë të gjatë ishte i mbushur me stenda të improvizuara, të […]
Gjatë orëve të natës është zhvilluar një aksion për largimin e objekteve ilegale në hyrje të Çarshisë në Shkup. Sipas raportimit të Skopje1.mk, strukturat pa leje janë hequr, duke liruar hapësirën në këtë zonë të frekuentuar të qytetit.
Ky segment i Çarshisë për një kohë të gjatë ishte i mbushur me stenda të improvizuara, të cilat, sipas reagimeve të qytetarëve dhe turistëve, prishnin pamjen e hapësirës dhe pengonin lëvizjen e këmbësorëve. Njëkohësisht, për një pjesë të tyre pretendohet se realizohej fitim pa u paguar detyrimet përkatëse.
Aksioni vjen në kuadër të përpjekjeve për vendosjen e rendit urban dhe eliminimin e ndërtimeve të paligjshme. Ende nuk ka detaje të plota nga autoritetet për numrin e saktë të objekteve të larguara apo për hapat e mëtejshëm.
https://www.instagram.com/skopje1mk/?utm_source=ig_embed&ig_rid=81e72f9f-69d2-430d-a316-92d2b8bfde3e