Aksion policor tek mjekë të spitalit “8 shtatori”, klinikës për dermatologji dhe privat

Një aksion policor është duke u zhvilluar mbrëmjen e sotme në Shkup, i lidhur me hetime për trajtime mjekësore ilegale dhe përdorim të preparateve të paregjistruara. Sipas informacioneve jozyrtare, aksioni përfshin mjekë dhe persona nga disa institucione shëndetësore. Në mesin e të përfshirëve dyshohet se janë dermatologë që punojnë në spitalin “8 Shtatori”, si dhe […]

Prill 23, 2026 - 21:00
Aksion policor tek mjekë të spitalit “8 shtatori”, klinikës për dermatologji dhe privat

Një aksion policor është duke u zhvilluar mbrëmjen e sotme në Shkup, i lidhur me hetime për trajtime mjekësore ilegale dhe përdorim të preparateve të paregjistruara.

Sipas informacioneve jozyrtare, aksioni përfshin mjekë dhe persona nga disa institucione shëndetësore. Në mesin e të përfshirëve dyshohet se janë dermatologë që punojnë në spitalin “8 Shtatori”, si dhe staf nga Klinika e Dermatologjisë dhe një qendër private estetike.

Burimet bëjnë të ditur se janë duke u kryer kontrolle në disa lokacione, përfshirë edhe banesat e personave të dyshuar.

Pas përfundimit të veprimeve hetimore, pritet që një prokuror publik të vendosë nëse do të kërkohen masa ndaj të përfshirëve.

Deri më tani, institucionet nuk kanë dhënë konfirmim zyrtar për aksionin, ndërsa detaje të tjera për veprat e mundshme penale ende nuk janë bërë publike./Alfax.mk