Aktakuza ndaj Allajbeut, Llukës dhe të tjerëve për shpëlarje parash, falsifikim të dokumenteve, dërgim i parave jashtë shtetit dhe blerje të pronave
Ekrem Lluka, pronar i “Qendrës Kardiake të Kosovës” bashkë me Korab Llukën, Klodian Allejbeu pronar i “American Hospital Kosova” me Igli Larashi si dhe pronarja e “Medbrand KS”, Edlira Malaj po akuzohen se kanë shpëlarë para përmes një skeme të falsifikimit të dokumenteve dhe prezantimit të dokumenteve false në Administratën Tatimore të Kosovës. Gjithë këto
Ekrem Lluka, pronar i “Qendrës Kardiake të Kosovës” bashkë me Korab Llukën, Klodian Allejbeu pronar i “American Hospital Kosova” me Igli Larashi si dhe pronarja e “Medbrand KS”, Edlira Malaj po akuzohen se kanë shpëlarë para përmes një skeme të falsifikimit të dokumenteve dhe prezantimit të dokumenteve false në Administratën Tatimore të Kosovës.
Gjithë këto veprime, pesë të akuzuarit ngarkohen se i kanë bërë kur e kanë kuptuar se po hetohen nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Prokuroria Speciale.
“Betimi për Drejtësi” ka siguruar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e cila jep detaje se si këta pesë persona kishin prezantuar fatura dhe dokumente me subjekte që nuk ishin të regjistruara me qëllim që të legjitimonin transaksionet bankare dhe të përfitonin mbi 3 milionë euro.
Edlira Malaj ngarkohet se ka falsifikuar dokumenti pasi si pronare e “Medbrand KS” kishe përdorur dokumente të falsifikuara dhe i kishte dërguar në Administratën Tatimore të Kosovës.
Sipas Prokurorisë Malaj kishte përdorur dokumentin e falsifikuar kontratën për shitblerje në mes të “Medbrand KS” dhe “American Hospital Kosova” e lidhur më 23.10.2014 anipse “Medbrand KS” nuk kishte qenë si subjekt i e regjistruar në atë kohë kur thuhet se është arritur marrëveshja.
Klodian Allajbeu aksionar në “American Hospital Kosova” dhe drejtori i këtij spitali, Igli Larashi akuzohen për falsifikim të dokumenteve pasi kishin përdorur dokumente të falsifikuara për shit-blerjen në vlerë prej 4, 703, 999, 98 (4.7 milion euro) të datës 23.10.2014 në mes të shitësit “Medbrand Ks” dhe blerësit “American Hospital Kosova” dhe të njëjtat dokument ia kishin prezantuar Administratës Tatimore të Kosovës. Në kohën kur është nënshkruar marrëveshje për shit-blerje, sipas aktakuzës, “Medbrand KS” nuk ishte si subjekt i regjistruar.
Pika tjetër e aktakuzës i ngarkon Edlira Malajn, Igli Larashin dhe Korab Llukën i cili ishte përfaqësues i “Qendrës Kardiake të Kosovës” se kanë nënshkruar dokumente të falsifikuara dhe me përmbajtje të rreme. Ata ngarkohen se nënshkruan në mars të vitit 2021 “Kontratë për cedimin e llogarive të arkëtueshme” të datës 23.12.2020 dhe e përdorën duke ia dorëzuar ATK-së, me qëllim të vënies në lajthim se kinse kishin nënshkruar para se AKT kishte filluar procedurat hetimore ndaj tyre.
Sipas aktakuzës, Malaj, Larashi dhe Lluka kishin kryer këtë veprim me qëllim të legjitimimit të mosdeklarimit të pagesës prej 1.572.842.000 (1.5 milionë) euro nga ana e “American Hospital Kosova” dhe Qendrës Kardiake të Kosovës”.
Veç kësaj, pika tjetër e aktakuzës e ngarkon Klodian Allajbeun, Edlira Malajn dhe Korab Llukën për nënshkrimin e dokumentit të falsifikuar dhe të rremë si “Aneks kontratë për cedimin e llogarive të arkëtueshme” të datës 22.03.2021 me qëllim të legjitimimit të mosdeklarimit të faturës mes “American Hospital Kosova” dhe “Qendrës Kardiake të Kosovës” në vlerë prej 1.572.842.000 (1.5 milionë) euro.
Pika tjetër e aktakuzës e ngarkon Edlira Malajn dhe Ekrem Llukën si pronar i “Qendrës Kardiake të Kosovës” se në bashkërkeyrje kanë nënshkruar dokument të falsifikuar dhe të rremë dhe të njëjtin ia kanë paraqitur AKT-së me qëllim që ta vejnë në lajthim ATK-në se kinse shtirblerjen e pajisjesve nga “Qendra Kardiake e Kosovës” te “Medbrans Ks”.
Pika tjetër e aktakuzës e ngarkon sërish Edlira Malajn bashkë me Korab Llukën për nënshkrim të dokumenteve të flasifikuara dhe të rreme me qëlllim që ta vejnë në lajthim ATK-në me qëllim për të justifikuar mosdeklarimin e faturës në vlerë prej 1.572.842.000 (1.5 milionë) euro.