Aktakuzë ndaj dy personave: Në rrjete sociale shpërndarë postime me përmbajtje nxitëse
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër dy personave për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”. Sipas njoftimit të prokurorisë, D.B. dhe E.B. përmes rrjetit social ‘Facebook’ dhe ‘Tik –Tok’ , kanë shpërndarë postime me përmbajtje nxitëse. “Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër D.B dhe E.B për veprën penale “Nxitja e


Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër dy personave për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
Sipas njoftimit të prokurorisë, D.B. dhe E.B. përmes rrjetit social ‘Facebook’ dhe ‘Tik –Tok’ , kanë shpërndarë postime me përmbajtje nxitëse.
“Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër D.B dhe E.B për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”. Të pandehurit akuzohen se kanë nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve fetare, duke propaganduar ideologji ekstreme fetare dhe duke përkrahur publikisht veprimet e organizatës terrorsite ISIS. Sipas aktakuzës, D.B dhe E.B., përmes rrjetit social “Facebook” dhe “Tik –Tok” , kanë shpërndarë postime me përmbajtje nxitëse, me thirrje për t’iu bashkuar luftërave të armatosura dhe luftës për xhihad”, është thënë në komunikatë, duke dhënë detaje tjera.
“Ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit kanë vendosur flamuj të ISIS-it mbi kulmin e shtëpisë së tyre, kanë bërë grafite me shkronja arabe në muret e shtëpisë së tyre, me të cilat veprime potencialisht mund të prishet rendi publik. D.B., sipas provave ka qenë refuzues ndaj të gjithëve që nuk e praktikojnë fenë sipas mënyrës së tij, dhe ka postuar e shpërndarë materiale me gjuhë fyese ndaj shumicës së hoxhallarëve të Bashkësisë Islame të Kosovës. Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që të pandehurit të shpallen fajtorë sipas ligjeve në fuqi, dhe t’iu vazhdohet masa e paraburgimit ndaj D.B. dhe ajo e arrestit shtëpiak ndaj E.B”, është thënë në komunikatë.
