Të dielën bllokohet qarkullimi në disa rrugë të Prishtinës, shkak maratona ndërkombëtare “Prishtina 2025”

Të dielën e 28 shtatorit do të bllokohet qarkullimi në disa rrugë të Prishtinës, kjo për shkak të organizimit të maratonës ndërkombëtare “Prishtina 2025”.. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës të cilët thanë se janë ndërmarrë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit, si dhe masat për

shtator 26, 2025 - 16:30
 0
Të dielën bllokohet qarkullimi në disa rrugë të Prishtinës, shkak maratona ndërkombëtare “Prishtina 2025”
Të dielën bllokohet qarkullimi në disa rrugë të Prishtinës, shkak maratona ndërkombëtare “Prishtina 2025”

Të dielën bllokohet qarkullimi në disa rrugë të Prishtinës, shkak maratona ndërkombëtare “Prishtina 2025”

Të dielën e 28 shtatorit do të bllokohet qarkullimi në disa rrugë të Prishtinës, kjo për shkak të organizimit të maratonës ndërkombëtare “Prishtina 2025”..

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës të cilët thanë se janë ndërmarrë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit, si dhe masat për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore.

“Policia e Kosovës, do të ndërpres qarkullimin e automjeteve rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë në drejtim të Pejës dhe anasjelltas, deri te nyja (kyçja në autostradën Ibrahim Rugova) Plani do të filloj të zbatohet të dielën (28.09.2025), duke filluar nga ora 09:00 deri në përfundim të maratonës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Për të përballuar sa më lehtë situatën në qarkullim, Policia ka kërkuar ndihmën dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe ka lutur që ata të ndjekin udhëzimet e saj.

“Ngasësit që udhëtojnë nga Peja në Prishtinë → të përdorin rrugën përmes: Sllatinës – fsh. Magurë – Lipjan → pastaj lidhen me rrugën nacionale Ferizaj – Prishtinë. Ngasësit që ushëtojnë nga Peja ë Fushë Kosovë → të përdorin rrugën përmes: Sllatinës – Bardh i Vogël – fsh. Kuzmin – Fushë Kosovë. Ngasësit që udhëtojnë nga Prishtina ose Veterniku drejt Pejës/Aeroportit → rruga: Prishtinë – Lipjan – Rufc i Ri – Poturoc – Magurë – Aeroport. Ngasësit që udhëtojnë nga Mitrovica drejt Pejës ose Aeroportit → të shfrytëzojnë autostradën prej Mazgitit në drejtim të Shkupit, të dalin në Lipjan, pastaj: Rufc i Ri – Poturoc – Magurë – Aeroport. Ngasësit që udhëtojnë nga Mitrovica drejt Ferizajt → do të kenë lëvizje të lirë në rrugën nacionale, pa ndalesa. Transporti publik (autobusët) në relacione Prishtinë – Fushë Kosovë – Aeroport dhe në drejtim të Pejës → nuk duhet të qarkullojë në këtë rrugë gjatë kohës së garës, por të përdorë rrugët alternative të përmendura më sipër”, thuhet ndër të tjera në njoftim.