Albulena Haxhiu e thotë vetë: S’do të jem kandidate për kryetare

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, tha se ajo nuk do të jetë sot kandidate e propozuar për kryetare të Kuvendit. E pyetur se kush do të jëtë ajo tha se do të shihet gjatë seancës. Seanca do të mbahet nga ora 11:00. Ndryshe në seancën e para dy ditëve, që ishte edhe seanca e parë

gusht 22, 2025 - 13:00
 0
Albulena Haxhiu e thotë vetë: S’do të jem kandidate për kryetare
Albulena Haxhiu e thotë vetë: S’do të jem kandidate për kryetare

Albulena Haxhiu e thotë vetë: S’do të jem kandidate për kryetare

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, tha se ajo nuk do të jetë sot kandidate e propozuar për kryetare të Kuvendit.

E pyetur se kush do të jëtë ajo tha se do të shihet gjatë seancës.

Seanca do të mbahet nga ora 11:00.

Ndryshe në seancën e para dy ditëve, që ishte edhe seanca e parë e zhvilluar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, VV-ja bëri dy propozime për kryetare të Kuvendit.

E para ishte Albulena Haxhiu, e pas saj ishte Donika Gërvalla. Megjithatë, asnjëra prej tyre s’arriti t’i marrë votat për këtë pozitë.