Aleanca për Shqiptarët përmes homazheve përkujtoi viktimat e zjarrit në Koçan (Video)
Aleanca për Shqiptarët (Arben Taravari) në sheshin “Iliria” të Tetovës duke vendosur lule kanë përkujtuar viktimat e zjarrit në diskotekën e Koçanit i cili mori jetën e 59 të rinjve, transmeton Portalb.mk. “Një ngjarje e tillë nuk është goditje vetëm për familjarët e viktimave por për mbarë shoqërinë tonë. Shpesh përgjegjësit mbeten të pa ndëshkuar, […]


Aleanca për Shqiptarët (Arben Taravari) në sheshin “Iliria” të Tetovës duke vendosur lule kanë përkujtuar viktimat e zjarrit në diskotekën e Koçanit i cili mori jetën e 59 të rinjve, transmeton Portalb.mk.
“Një ngjarje e tillë nuk është goditje vetëm për familjarët e viktimave por për mbarë shoqërinë tonë. Shpesh përgjegjësit mbeten të pa ndëshkuar, kjo nuk mund dhe nuk do të ndodhë më. Është momenti i fundit që sistemi i drejtësisë dhe gjyqësori të reflektojnë që kjo ngjarje të hetohet deri në fund, të zbardhet e vërteta dhe të ketë ndëshkim për ata që kanë dështuar të garantojnë sigurinë e qytetarëve”, tha Gadaf Uzairi.
Në zjarrin që shpërtheu mëngjesin e 16 marsit në diskotekën ‘Pulse’ në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 59 persona kanë vdekur ndërsa mbi 150 janë plagosur.
Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale gjatë koncertit. Viktimat janë të rinj nga mosha 16 deri në 25 vjeç.
Një ekip prej gjashtë prokurorësh ka filluar hetimet. Sipas hetimeve të mëparshme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.Ka 20 të dyshuar, dhe një pjesë nga të janë arrestuar.
Ekipet e Kryqit të Kuq dhe institucionet tjera po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që presin para spitaleve. Ndihmë kanë ofruar edhe nga vendet fqinje dhe BE-ja. Ky rast renditet si tragjedia e tretë në historinë më të re të Maqedonisë së Veriut për nga numri i viktimave.
Portalb.mk dje ka pasur kronologji të zhvillimeve lidhur me tragjedinë. Mund t’i lexoni në artikullin më poshtë.