Familjarët e të lënduarve nga zjarri në Koçan të shqetësuar para spitalit Shën Naumi i Ohrit në Shkup

Familjarët e të lënduarve nga zjarri në Koçan qëndronin sot para spitalit Shën Naumi i Ohrit në Shkup, të shqetësuar, të mbuluar me batanie dhe në lot. Ata për Portalb.mk shprehen se janë të shqetësuar për gjendjen e familjarëve të tyre, si dhe se nuk do ta harrojnë kurrë këtë tragjedi. Portalb.mk sot vizitoi Klinikën […]

Mars 17, 2025 - 18:00
 0  4
Familjarët e të lënduarve nga zjarri në Koçan të shqetësuar para spitalit Shën Naumi i Ohrit në Shkup
Familjarët e personave të lënduar nga rasti i Koçanit, duke pritur para spitalit Shën Naumi i Ohrit Shkup.

Familjarët e të lënduarve nga zjarri në Koçan qëndronin sot para spitalit Shën Naumi i Ohrit në Shkup, të shqetësuar, të mbuluar me batanie dhe në lot. Ata për Portalb.mk shprehen se janë të shqetësuar për gjendjen e familjarëve të tyre, si dhe se nuk do ta harrojnë kurrë këtë tragjedi.

Portalb.mk sot vizitoi Klinikën universitare për sëmundje kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit” Shkup. Pamjet ishin rrëqethëse, familjarët e ulur në karrige para spitalit të shqetësuar prisnin informata nga mjekët për familjarët e tyre. Disa ishin ulur jashtë dhe disa brenda, të mbështjellur me batanie shkaku i motit të keq sot.

Ata nuk deshën të prononcohen para kamerave, por për redaksinë tonë disa nga to thanë se ende janë të tmerruar nga kjo tragjedi dhe se nuk do ta harrojnë kurrë këtë tragjedi. Familjarët e personave të lënduar nga rasti i Koçanit, duke pritur para spitalit Shën Naumi i Ohrit Shkup. Spitali “Shën Nauimi i Ohrit” Shkup. Foto nga Portalb.mk Klinika universitare për sëmundje kirurgjikale “Shën Nauimi i Ohrit” Shkup. Foto nga Portalb.mk Ambulanca para spitalit Shën Naumi i Ohrit Shkup. Foto nga Portalb.mk

Taravari: 135 pacientë po trajtohen në klinikat jashtë dhe brenda vendit, 20 janë në gjendje kritike

20 pacientë janë ende në gjendje kritike dhe me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari njoftoi sot se se 135 pacientë gjithsej po trajtohen në klinikat jashtë dhe brenda vendit. Momentalisht 51 pacientë kanë filluar të marrin trajtime jashtë vendit, ndërsa gjatë ditës do të dërgohen edhe 26 pacientë të tjerë. Ndërsa sot janë paraqitur edhe 3 pacient të rinj nga Koçani të cilët gjithashtu janë sjellë në Shkup për mjekim.

“Mbeten 84 pacient që trajtohen në Shkup, vetëm se ka 3 pacinetë prej Koçanit, dy janë sjellë në qendrën klinike dhe një është në “8 Shtatori”. Gjithsej sot do të transportohen 26 pacientë, kështu që në Maqedoni do të mbeten 58 pacientë që duhet të trajtohen”, tha Arben Taravari, ministër i shëndetësisë.

Pacientët që po trajtohen këtu janë kryesisht me djegie dhe me fraktura.

Pacientët që tashmë janë dërguar jashtë vendit ndodhën në Turqi, Bullgari, Greqi, Serbi, Hungari, ndërsa gjatë ditës së sotshme do të dërgohen edhe disa të tjerë jashtë vendit, të cilët do të shpërndahen, në Slloveni dy pacientë, në Kroaci katër pacientë, në Austri tre herë nga dy pacientë do të dërgohen, dhe 12 të tjerë me avion do të nisen për në Beograd.

Në vend gjithashtu kanë arritur 15 specialistë të djegieve nga Çekia, Izraeli, dhe Beogradi të cilët do të shpërndahen nëpër klinikat e vendit.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njoftoi se në koordinim me Spitalin Psikiatrik dhe Klinikën e Psikiatrisë, po formohen ekipe mobile të përbëra nga psikiatër dhe psikologë, të cilët do të ofrojnë mbështetje psikologjike për familjet e viktimave dhe pacientët.

Në zjarrin e ndodhur më 16 mars kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa mbi 140 të lënduar janë trajtuar brenda dhe jashtë vendit.

Sot, 17 mars, Prokuroria Publike ka njoftuar se janë duke vazhduar seancat për caktimin e paraburgimit për personat e dyshuar për zjarrin në diskotekën e Koçanit.

Deri në këto momente 11 persona kanë përfunduar në paraburgim 48 orësh, mbi 20 persona janë të dyshuar, për dyshimet për vepra të rënda penale kundër sigurisë së përgjithshme dhe nxitje e rrezikut të përgjithshëm, informoi sot me 17 mars, ministri i mbrendshëm Pançe Toshkovski.

Në mesin e të arrestuarve është edhe ish ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ish drejtori për Menaxhim  me kriza, Bekim Maksuti dhe ish sekretarja shtetërore Razmena Çekiç Duroviç.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovskitha se disa nga të dyshuarit për shkaktimin e kësaj ngjarje penale juridike kanë vdekur, disa janë në spital.

Sot (17 mars), u mbajt protestë e tensionuar në Koçan, protestuesit hedhin me vezë e gurë ndaj godinës së Komunës duke thirrur: “Vrasës, dilni jashtë”.