Ali Ahmeti, konvokoi mbledhjen e tretë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate për shtyp, informon opinionin publik se Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, konvokoi mbledhjen e tretë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm. “Në këtë mbledhje u diskutuan zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në sfidat që lidhen me respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimin e […]

Prill 25, 2026 - 15:00
Ali Ahmeti, konvokoi mbledhjen e tretë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate për shtyp, informon opinionin publik se Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, konvokoi mbledhjen e tretë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm.

“Në këtë mbledhje u diskutuan zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në sfidat që lidhen me respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, si dhe tendencat shqetësuese që cenojnë balancën ndëretnike dhe funksionimin demokratik të institucioneve.

Po ashtu, u trajtuan çështje që ndërlidhen me organizimin e brendshëm partiak, me fokus në konsolidimin dhe fuqizimin e strukturave në terren, si përgjigje ndaj dinamikave të reja politike.

Në këtë kuadër, Kryetari Ali Ahmeti njoftoi Kryesinë edhe për emërimet e kryetarëve të rinj të degëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, si vijon:
• Bogovinë – Elez Ramadani
• Jegunovcë – Valon Nuhiu
• Shuto Orizarë – Ilaz Leskovica

BDI vlerëson se në këtë periudhë të rëndësishme politike, kërkohet qartësi, përgjegjësi dhe vendosmëri në mbrojtjen e arritjeve strategjike dhe të drejtave të qytetarëve.

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i palëkundur në përkushtimin e tij për të forcuar strukturat partiake, për të ruajtur stabilitetin politik dhe për të garantuar avancimin e proceseve demokratike dhe eurointegruese të vendit”, thuhet në njoftim. (INA)