Paralajmërimi i ambasadës së SHBA, Balla: Përshëndesim Trump për ndërhyrjen në Iran

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, tha se opozita po bën teatër duke shprehur shqetësim lidhur me deklaratën e bërë dje nga Ambasada e SHBA në Tiranë për sulme të mundshme që Irani mund të ndërmarrë drejt Shqipërisë. Balla thotë se Shqipëria përshëndet vendimin e presidentit Donald Trump për të sulmuar më fort deri në […]

Prill 2, 2026 - 11:00
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA, Balla: Përshëndesim Trump për ndërhyrjen në Iran

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, tha se opozita po bën teatër duke shprehur shqetësim lidhur me deklaratën e bërë dje nga Ambasada e SHBA në Tiranë për sulme të mundshme që Irani mund të ndërmarrë drejt Shqipërisë.

Balla thotë se Shqipëria përshëndet vendimin e presidentit Donald Trump për të sulmuar më fort deri në asgjësim të infrastrukturës së regjimit të Iranit.

“E mbështes ndërhyrjen e ministrit të Jashtëm. Më vjen keq që për hesap të debatit politik përdoret një njoftim rutinë si në të gjitha ambasadat e SHBA, përfshirë këtu edhe DASH i cili në mënyrë të përditshme në kom publike në rrjetet sociale të DASH, pjesa e zyrës konsullore prej njoftimit të marsit i njofton në mënyrë të përditshëm qytetarët e vet se mund të jenë traget i sulmeve të regjimit iranian, ndërkohë që ajo që duhet të themi sot me të njëjtin zë, Shqipëria është aleat i ShBA, Trump në të gdhirë ka qartësuar hapat e mëtejshme në të cilat ShBA do të ecin në këtë drejtim. Përshëndesim Trump në atë ndërhyrje historike sa i përket asgjësimit.

SHBA e ka mbështetur Shqipërinë kur ne kemi qenë shënjestër e sulmeve të regjimit  iranian, jemi shumë krenarë që në Kuvend kemi miratuar një deklaratë që për turpin tuaj nuk morët pjesë he pastaj për turpin tuaj dolët e i shpallët lutë Iranit.  Sa i bëni këto teatër këtu, lërini teatrat, por bëni atë që duhet të bëjë një politikan i përgjegjshëm. Shqipëria aleate e SHBA vend anëtare e NATO, nuk ka sot informacion zyrtar për t qenë target i sulmeve, por natyrshëm që SHBA…”, tha Balla.