Ali Ahmeti nderon ish-Sekretarin e Përgjithshëm të BDI-së, Abdilaqim Ademi, në ditëlindjen e tij

Dje, në ditën kur Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti Kongresin e Pestë, kryetari i partisë, Ali Ahmeti, kujtoi me respekt ish-Sekretarin e Përgjithshëm të BDI-së, Abdilaqim Ademi, që do të The post Ali Ahmeti nderon ish-Sekretarin e Përgjithshëm të BDI-së, Abdilaqim Ademi, në ditëlindjen e tij appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 22, 2025 - 02:30
 0
Ali Ahmeti nderon ish-Sekretarin e Përgjithshëm të BDI-së, Abdilaqim Ademi, në ditëlindjen e tij

Dje, në ditën kur Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti Kongresin e Pestë, kryetari i partisë, Ali Ahmeti, kujtoi me respekt ish-Sekretarin e Përgjithshëm të BDI-së, Abdilaqim Ademi, që do të mbushte 56 vjeç.

“Jeta jote, pa asnjë dyshim, ishte një jetë e bujshme, e mbushur me angazhim, përkushtim dhe ngjarje të mëdha, gjithmonë besnik ndaj idealeve tona të përbashkëta dhe në shërbim të plotë e pa ekuivoke të BDI-së,” shkruan Ahmeti në mesazhin e tij përkujtimor.

Ai theksoi se në ditëlindjen e Ademës, partia mbajti Kongresin e Pestë dhe vazhdon të jetë një forcë e pathyeshme, pavarësisht goditjeve të shumta nga të gjitha anët. “BDI vazhdon rrugëtimin e saj me përgjegjësi historike dhe vizion të qartë për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut,” tha Ahmeti.

Kryetari i partisë nënvizoi lidhjen mes kujtimit për Abdilaqim Ademin dhe suksesit historik të BDI-së: “Ditëlindjet e Tua, bashkë me kujtimin për Ty, janë hallka që lidhet natyrshëm me rrugëtimin e popullit shqiptar drejt dinjitetit, barazisë dhe perspektivës evropiane! Nuk të harrojnë shokët dhe miqtë, nuk të harrojnë bashkëveprimtarët. Nuk të harroj as unë, miku yt. Lavdi jetës dhe veprës sate!”

Ky mesazh përkujton rolin e veçantë të Abdilaqim Ademës në konsolidimin dhe forcimin e BDI-së, duke theksuar kontributin e tij të paharrueshëm në jetën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Gazeta Flaka

The post Ali Ahmeti nderon ish-Sekretarin e Përgjithshëm të BDI-së, Abdilaqim Ademi, në ditëlindjen e tij appeared first on Flaka, në çdo lajm... .