Ali Ahmeti takon profesorin Përparim Gruda pas demonstratës në Shkup

Pas demonstratës së mbajtur në Shkup në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së së Kosovës, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim miqësor me profesorin universitar nga Kosova, deputetin The post Ali Ahmeti takon profesorin Përparim Gruda pas demonstratës në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 13, 2025 - 16:30
 0
Ali Ahmeti takon profesorin Përparim Gruda pas demonstratës në Shkup

Pas demonstratës së mbajtur në Shkup në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së së Kosovës, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim miqësor me profesorin universitar nga Kosova, deputetin Përparim Gruda, i cili në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë sërish kandidon për deputet nën siglën e PDK-së.

Takimi u zhvillua në një ambient joformal, ku Ahmeti e ka gostitur Grudën me kafe, në kuadër të qëndrimit të tij në Shkup.

Përparim Gruda është profesor i së drejtës kushtetuese në Fakultetin Juridik në Mitrovicë. Studimet bachelor dhe master i ka përfunduar në juridik, ndërsa ka doktoruar në fushën e së drejtës kushtetuese. Ai ka kryer dy specializime post-doktorature në Universitetin e Gracit në Austri dhe ka realizuar hulumtime shkencore në Universitetin e Washingtonit në SHBA, si Fulbright Visiting Scholar.

Gruda është bashkëautor i dy librave universitarë “E Drejta Kushtetuese” dhe “Gjykata Kushtetuese”, si dhe autor i një monografie shkencore. Ka botuar dhjetëra punime shkencore në revista vendore dhe ndërkombëtare dhe ka qenë pjesë e projekteve të shumta shkencore brenda dhe jashtë Kosovës.

Ai njihet për përkushtimin e tij ndaj drejtësisë dhe shkencës, ndërsa në rrethin akademik dhe publik vlerësohet si figurë e urtë, e mençur, e guximshme dhe me integritet njerëzor. Gazeta Flaka

The post Ali Ahmeti takon profesorin Përparim Gruda pas demonstratës në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .