Ambasada e SHBA, Whitaker i qartë me Vuçiqin: Siguria varet nga zgjedhja e partnerëve të duhur

Ambasada amerikane në Beograd ka njoftuar për takimin e ambasadorit të SHBA’së në NATO, Matthew Whitaker, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës së tij në Serbi. Ambasada tha se ata dy patën një “takim konstruktiv” rreth “nisjes së një epoke të re në marrëdhëniet SHBA-Serbi”. “Vlerësojmë rolin e Serbisë në stabilitetin rajonal dhe

Prill 23, 2026 - 10:30
Ambasada e SHBA, Whitaker i qartë me Vuçiqin: Siguria varet nga zgjedhja e partnerëve të duhur
ambasada-e-shba,-whitaker-i-qarte-me-vuciqin:-siguria-varet-nga-zgjedhja-e-partnereve-te-duhur

ambasada-e-shba,-whitaker-i-qarte-me-vuciqin:-siguria-varet-nga-zgjedhja-e-partnereve-te-duhur

Ambasada amerikane në Beograd ka njoftuar për takimin e ambasadorit të SHBA’së në NATO, Matthew Whitaker, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës së tij në Serbi.

Ambasada tha se ata dy patën një “takim konstruktiv” rreth “nisjes së një epoke të re në marrëdhëniet SHBA-Serbi”.

“Vlerësojmë rolin e Serbisë në stabilitetin rajonal dhe presim me kënaqësi një stërvitje të përbashkët të Serbisë dhe NATO-s në maj”, shkroi ambasada.