Artan Behrami reagon për vendimin e Speciales: E papranueshme, e rrezikshme
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka reaguar pas vendimit të Speciales, se mund të pranohen materiale të reja edhe pas përfundimit të procesit. Behrami ka thënë se kjo është e papranueshme. “Derisa në Kuvend, VV-ja refuzon të votojë një Rezolutë për mbrojtjen e vlerave të luftës, miqtë e Albinit dhe Donikës në Gjykatën Speciale kanë


Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka reaguar pas vendimit të Speciales, se mund të pranohen materiale të reja edhe pas përfundimit të procesit.
Behrami ka thënë se kjo është e papranueshme.
“Derisa në Kuvend, VV-ja refuzon të votojë një Rezolutë për mbrojtjen e vlerave të luftës, miqtë e Albinit dhe Donikës në Gjykatën Speciale kanë vendosur të pranojnë materiale, edhe pas përfundimit të fjalës përfundimtare.Kjo po bëhet, për të shtyrë verdiktin e trupit gjykues!Kjo është e papranueshme dhe e rrezikshme”, ka shkruar ai.
