Ambasador Meidani: “Burrat e shtetit mendojnë për brezin e ardhshëm” – mesazh për debatin mbi provimin në shqip

Ambasadori i Shqipëria në Shkup, Denion Meidani, ka reaguar indirekt lidhur me çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e Jurisprudencës, duke shpërndarë një citim të njohur të James The post Ambasador Meidani: “Burrat e shtetit mendojnë për brezin e ardhshëm” – mesazh për debatin mbi provimin në shqip appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 5, 2026 - 16:00
Ambasador Meidani: “Burrat e shtetit mendojnë për brezin e ardhshëm” – mesazh për debatin mbi provimin në shqip

Ambasadori i Shqipëria në Shkup, Denion Meidani, ka reaguar indirekt lidhur me çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e Jurisprudencës, duke shpërndarë një citim të njohur të James Freeman Clarke: “Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme. Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm.”

Reagimi i diplomatit shqiptar vjen në një kohë kur debati mbi të drejtën e studentëve shqiptarë për të dhënë provimin në gjuhën amtare është intensifikuar dhe perceptohet si një përgjigje ndaj qëndrimeve të Qeverisë dhe kryeministrit Hristijan Mickoski.

Pas peticionit të nënshkruar nga mbi 380 studentë, Mickoski fillimisht deklaroi se “studentët kanë të drejtë”, por një ditë më pas ndryshoi qëndrim duke theksuar se “ligji nuk e lejon një gjë të tillë”. Linjë të ngjashme ndoqën edhe përfaqësuesit e koalicionit VLEN, të cilët fillimisht pranuan të drejtën e studentëve, por më pas nënvizuan nevojën për ndryshime ligjore dhe harmonizim të kornizës ekzistuese.

Në përgjigje të thirrjes për protestë nga studentët, u paralajmërua formimi i një Grupi Pune në Qeveri, por sipas informatave të gazetës KOHA, ky grup ende nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje, duke ngritur pikëpyetje mbi seriozitetin e qasjes institucionale.

Ekspertë juridikë vlerësojnë se kërkesa e studentëve ka bazë të qartë ligjore, duke u mbështetur në Kushtetutën e Maqedonia e Veriut dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, të cilat mundësojnë përdorimin e gjuhës shqipe në procese të tilla, duke e bërë çdo vonesë apo interpretim kufizues të panevojshëm. Gazeta Flaka

The post Ambasador Meidani: “Burrat e shtetit mendojnë për brezin e ardhshëm” – mesazh për debatin mbi provimin në shqip appeared first on Flaka, në çdo lajm... .