Ambasadori britanik: Familjet e personave të zhdukur në Kosovë kanë të drejtë të dinë të vërtetën

Ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka theksuar se familjet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë kanë të drejtë të dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre. Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë, ai u shpreh se është bashkuar me familjet dhe autoritetet e

Prill 27, 2025 - 17:00
 0  5
Ambasadori britanik: Familjet e personave të zhdukur në Kosovë kanë të drejtë të dinë të vërtetën
ambasadori-britanik:-familjet-e-personave-te-zhdukur-ne-kosove-kane-te-drejte-te-dine-te-verteten

ambasadori-britanik:-familjet-e-personave-te-zhdukur-ne-kosove-kane-te-drejte-te-dine-te-verteten

Ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka theksuar se familjet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë kanë të drejtë të dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre.

Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë, ai u shpreh se është bashkuar me familjet dhe autoritetet e Kosovës për të nderuar ata që u zhdukën gjatë konfliktit.

 

 

“Anëtarët e familjeve të personave të zhdukur, nga të gjitha komunitetet e Kosovës, kanë të drejtë të dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre”, tha ai.

Hargreaves shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë të gjitha qeveritë në Ballkanin Perëndimor në përpjekjet e tyre për të gjetur përgjigjet që familjet meritojnë