Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historisë dhe një shkrimtar i madh

mbasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke vlerësuar lart figurën dhe veprën e tij. Përmes një postimi në 

Prill 24, 2026 - 18:30
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historisë dhe një shkrimtar i madh
ambasadori-britanik:-rexhep-qosja,-figure-e-madhe-e-historise-dhe-nje-shkrimtar-i-madh

ambasadori-britanik:-rexhep-qosja,-figure-e-madhe-e-historise-dhe-nje-shkrimtar-i-madh

mbasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke vlerësuar lart figurën dhe veprën e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves ka shkruar se Qosja ishte një figurë e rëndësishme e historisë së afërt të Kosovës dhe një shkrimtar i madh.

“Rexhep Qosja ka qenë një figurë e rëndësishme e historisë së afërt të Kosovës dhe një shkrimtar i madh. Puna e tij do të ndihmojë në formimin e mendjeve dhe kontributeve të brezave që do të vijnë. Ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, kolegëve dhe lexuesve të tij në të gjithë Kosovën dhe rajonin”, ka shkruar ambasadori britanik.