Ambasadorja e Izraelit: Urrejtja ndaj hebrenjve s’mbaroi me Holokaustin, vazhdon ende
Në Prishtinë janë përkujtuar miliona viktima të Aushvicit në 81-vjetorin e Holokaustit ndaj hebrenjve. Në një ceremoni komemorative në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, tha se anti semitizmi vazhdon të jetë prezent ende në botë dhe ka shtrirje te populli hebrenj, për çka shtoi se çdo ditë


Në Prishtinë janë përkujtuar miliona viktima të Aushvicit në 81-vjetorin e Holokaustit ndaj hebrenjve.
Në një ceremoni komemorative në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, tha se anti semitizmi vazhdon të jetë prezent ende në botë dhe ka shtrirje te populli hebrenj, për çka shtoi se çdo ditë raportohen sulme fizike dhe gjuhë e urrejtjes.
“Holokausti ishte mohimi përfundimtar i të drejtave dhe dinjitetit njerëzor. Ai buronte nga një ideologji antisemitike që ua hoqi njerëzve të drejtat, i çnjerëzoi ata dhe shpalli se disa raca janë johumane dhe për këtë arsye të rrezikshme për shoqërinë dhe duhet të eliminohen. Antisemitizmi, urrejtja ndaj hebrenjve, nuk përfundoi me Holokaustin 81 vjet më parë. Ai është shndërruar në retorikë të mohimit të Holokaustit, në sulme fizike kundër hebrenjve dhe komuniteteve hebreje në mbarë botën, si dhe në thirrje për shkatërrimin e Shtetit të Izraelit”, u shpreh ambasadorja izraelite.
