Super përforcim, Inter transferon yllin e Serie A për 40 milionë euro

Marco Palestra është padyshim zbulimi më i madh i këtij sezoni në Serie A. 20-vjeçari, kartonin e të cilit e ka Atalanta, po shkëlqen me fanellën e Cagliari-t, ku është i huazuar. “Corriere dello Sport” zbulon se Palestra ka përfunduar në radarin e Interit. Klubi zikaltër e sheh italianin si përforcim ideal për krahun e […]

Jan 27, 2026 - 22:30
 0
Super përforcim, Inter transferon yllin e Serie A për 40 milionë euro

Marco Palestra është padyshim zbulimi më i madh i këtij sezoni në Serie A.

20-vjeçari, kartonin e të cilit e ka Atalanta, po shkëlqen me fanellën e Cagliari-t, ku është i huazuar.

“Corriere dello Sport” zbulon se Palestra ka përfunduar në radarin e Interit. Klubi zikaltër e sheh italianin si përforcim ideal për krahun e djathtë të mbrojtes, duke i hapur rrugë kështu largimit të Denzel Dumfries, gjatë verës së ardhshme.

Në anën tjetër, Atalanta është e hapur për largimin e lojtarit, por vetëm për shifrën 40 milionë euro.

Përveç Interit, i cili e ka objektiv parësor Palestra-n për merkaton e ardhshme, për italianin e krahut të djathtë ka interes edhe nga Milan dhe Bournemouth.