Bllokime në disa pika kufitare për shkak të protestës së shoferëve të kamionëve, trafiku në rrugë të tjera i qetë

Protesta e shoferëve të kamionëve ka shkaktuar bllokime në disa pika kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi, ndërsa trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet normalisht, megjithëse rrugët janë të The post Bllokime në disa pika kufitare për shkak të protestës së shoferëve të kamionëve, trafiku në rrugë të tjera i qetë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 27, 2026 - 22:30
 0
Bllokime në disa pika kufitare për shkak të protestës së shoferëve të kamionëve, trafiku në rrugë të tjera i qetë

Protesta e shoferëve të kamionëve ka shkaktuar bllokime në disa pika kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi, ndërsa trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet normalisht, megjithëse rrugët janë të lagura.

Nga 15 nëntori 2025 ka filluar detyrimi ligjor për përdorimin e pajisjeve dimërore në automjete, i cili zgjat deri më 15 mars 2026, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit.

Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk raportohen vonesa të gjata për hyrje dhe dalje.

LAMM rekomandon drejtuesit e automjeteve të respektojnë shpejtësinë e kufizuar, sinjalistikën e vendosur dhe të jenë të kujdesshëm në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka dhe afër lumenjve, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut. Seksionet më të rrezikshme përfshijnë Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.

Flaka

The post Bllokime në disa pika kufitare për shkak të protestës së shoferëve të kamionëve, trafiku në rrugë të tjera i qetë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .