Ana në gjendje të rëndë shëndetësore, ja nga çka po vuan
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Ana Ejupi, ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë lidhur me shëndetin e saj. Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Ana ka treguar se është shtruar në spital dhe po merr trajtim mjekësor. Pas dy javësh me dhimbje të vazhdueshme, mjekët kanë arritur të […]


Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Ana Ejupi, ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë lidhur me shëndetin e saj.
Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Ana ka treguar se është shtruar në spital dhe po merr trajtim mjekësor.
Pas dy javësh me dhimbje të vazhdueshme, mjekët kanë arritur të zbulojnë shkakun. Ana ka treguar se bëhet fjalë për probleme me veshkat.
“Kam pasur dhimbje të vazhdueshme të veshkës edhe sot e kemi parë që më janë formuar (zallë, gurë). Po pres me u bë më mirë sa më shpejt edhe me u kthy prapë,” – u shpreh ajo, duke falënderuar fansat për mesazhet mbështetëse.