Anëtarët e PDK-së të pikëlluar për vdekje*n e babait të Thaçit

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë shprehur të pikëlluar për vdekjen e babait të ish-presidentit, Hashim Thaçi. Enver Hoxhaj është shprehur se ai ishte një burrë atdhetar, që i dha Kosovës gjithçka dhe u shpreh se ia dha Kosovës edhe djalin e vet. “Një burrë atdhetar, një burrë që i dha Kosovës gjithçka –

Mars 17, 2025 - 05:00
 0  4
Anëtarët e PDK-së të pikëlluar për vdekje*n e babait të Thaçit
anetaret-e-pdk-se-te-pikelluar-per-vdekje*n-e-babait-te-thacit

anetaret-e-pdk-se-te-pikelluar-per-vdekje*n-e-babait-te-thacit

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë shprehur të pikëlluar për vdekjen e babait të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Enver Hoxhaj është shprehur se ai ishte një burrë atdhetar, që i dha Kosovës gjithçka dhe u shpreh se ia dha Kosovës edhe djalin e vet.

“Një burrë atdhetar, një burrë që i dha Kosovës gjithçka – ia dha Kosovës edhe djalin e vet, Presidentin tonë – Hashim Thaçin! Të pushoftë shpirti në paqe baca Haxhi”, shkroi Hoxhaj.

Edhe deputetja Blerta Deliu përmes një postimi në Facebook shprehur ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit

“Lamtumirë, baca Haxhi!  Ngushëllimet e mia më të sinqerta Presidentit Hashim Thaçi dhe gjithë familjes Thaçi. Humbja e prindit është dhimbje e pazëvendësueshme, por kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë përherë”, shkroi ajo.

Njëjtë bëri edhe Ariana Musliu Shoshi, duke thënë se pak ditë pasi takoi dhe përqafoi djalin e tij, mbylli sytë përgjithmonë

“Lamtumirë, Baca Haxhi! Pak ditë pasi takoi dhe përqafoi djalin e tij, mbylli sytë përgjithmonë, sikur zemra e tij priste atë moment”.

“Humbja e tij është e madhe jo vetëm për familjen Thaçi, por për gjithë ne që e njohëm si njeri të urtë e fisnik. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi”, shkroi ajo.

Ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit shprehu edhe deputetja më e re e PDK-së, Sala Jashari.

“Një lamtumirë e fundit dhe prehje e përjetshme! Ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi. U prehsh në paqe, bac Haxhi Thaçi”, shkroi Sala.