Ankohen mërgimtarët, fatura 350/400/700 euro, EVN: Do të duhet t’i paguajnë!

Gazetari Abedin Bilalli sot ka paraqitur disa fatura të dërguara nga ana e mërgimtarëve gjatë qëndrimit 20 ditorë të pushimeve dimërore në vendlindje. Shkas janë bërë faturimet e larta për The post Ankohen mërgimtarët, fatura 350/400/700 euro, EVN: Do të duhet t’i paguajnë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 11, 2025 - 04:00
 0  6
Ankohen mërgimtarët, fatura 350/400/700 euro,   EVN: Do të duhet t’i paguajnë!

Gazetari Abedin Bilalli sot ka paraqitur disa fatura të dërguara nga ana e mërgimtarëve gjatë qëndrimit 20 ditorë të pushimeve dimërore në vendlindje. Shkas janë bërë faturimet e larta për harxhimin e energjisë elektrike.

“Për gati tre javë në vendlinjde, mërgimtarit, EVN i ka faturuar 350 euro. A është në rregull kjo? Sipas kësaj fature i bie se nuk është harxhuar thjeshtë rrymë, por se është bërë gërmim për kriptomonedha. Sigurisht që edhe ky bashkatdhetarëve do ta paguj siç rëndomtë bëjnë vllezërit tanë. Por, ka shumë banorë rezident që u kanë ardhur fatura të ngjashme që me pagën e Maqedonisë do munden të paguajnë rrymën, megjithatë, pastaj bashkë me familjen gjithë muajin nuk do të kenë para edhe për ushqim. Këtu veç për standard normal jetese nuk mund të flitet, ky është trishtim. Jo vetëm nga EVN, por edhe shumë gjëra të tjera që ndodhin në këtë vend relativizohen, ndërsa ne si qytetarë heshtim, ndërkohë shteti që duhet të na mbrojë – na dëbon. E detyron çdonjërin të migrojë. Dhe për migrimin s’ka nevojë për shumë fjalë sepse mjafton në Gostivar të dilet një xhiro dhe sheh rrugë bosh e shtëpi me grila të lëshuara që flasin qartë për zbrazjen e këtij vendi. E gjithë kjo ka një fajtor që është arroganca e vazhdueshme e pushtetmbajtësve në këto 34 vite pluralizëm”, shkruan Bilalli i cili ka postuar tre llogari të dërguara nga ana e mërgimtarëve.

“Mbi 400 euro për tetë ditë pushim në vendlindje. Reagimi tretë për sonte nga bashkatdhetarët tanë. Mllefi nuk është vetëm ndaj EVN-së, por ndaj atyre që na përfaqësojnë në skenën politike. Kështu janë bisedat që sonte kam bërë me këta njerëz që kërkojnë të merren urgjentisht masa”, shkruan Bilalli.

725 EURO. Edhe një reagim nga një tjetër mërgimtarë që sonte po më dërgon faturën që i ka ardhur për tre javë pushim në vendlindje gjatë dimrit. Kjo është zhvatje, por edhe korrupsion legal që i mundëson ky shtet EVN-së. A do ketë ndonjë herë përgjegjësi”, ejjj”, pyet gazetari Abedin Bilalli.

Qytetarët mund të ankohen për faturat e larta të energjisë elektrike për muajin jan.ar, por kjo nuk i përjashton nga pagesa e tyre. Kështu u përgjigjën sot nga EVN Home për “Telma” në pyetjen se si trajtohen ankesat e qytetarëve se kanë marrë fatura shumë më të larta se zakonisht. Për shembull, një familje ka marrë një faturë rryme prej 9.237 denarë në dhjetor, ndërsa muajin pasardhës fatura ka shkuar në 14.252 denarë, ose mbi 50 për qind më shumë.

“Të gjitha kërkesat për korrigjime të faturave të dorëzuara nga përdoruesit shqyrtohen veçmas dhe EVN Home dorëzon përgjigjen e duhur brenda afateve të përcaktuara ligjore. Ankesa për korrigjimin e faturës nuk e përjashton përdoruesin nga pagesa, por në rast të korrigjimit për shkak të vlerave të supozuara në faturë, këto pagesa merren parasysh. Për më tepër, pagesat përdoren për të shlyer faturat e ardhshme ose i kthehen përdoruesit me kërkesën e tyre dhe dëshminë e bashkangjitur të pagesës”, thotë EVN Home.

Komisioni Rregullator i Energjisë ka apeluar të premten tek EVN Home që të korrigjojë faturat e janarit të rrymës dhe të bëjë ndarjen e duhur sipas blloqeve sipas historikut të konsumit mesatar të amvisërive në tri periudhat e fundit të faturimit.

Kjo do të thotë se llogaritjet duhet të jenë të sakta për të mos shkaktuar kalimin e sasisë së energjisë në blloqe më të larta për të cilat çmimi i energjisë elektrike është gjithashtu më i shtrenjtë.

The post Ankohen mërgimtarët, fatura 350/400/700 euro, EVN: Do të duhet t’i paguajnë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .