Qeveria miratoi ndërtimin e deponisë moderne në Pollog 

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar ndërtimin e deponisë moderne sanitare në rajonin e Pollogut, transmeton Portalb.mk.  Kështu ka bërë të ditur ministri i Mjedisit Jetësor Izet Mexhiti. Siç tha ai , ky investim prej mbi 17 milionë eurosh, i mbështetur nga BERZH-i, Zvicra, Suedia dhe Bashkimi Evropian, do të sjellë një sistem rajonal […]

Prill 15, 2025 - 23:00
 0  3
Qeveria miratoi ndërtimin e deponisë moderne në Pollog 
Deponi - mbeturina. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar ndërtimin e deponisë moderne sanitare në rajonin e Pollogut, transmeton Portalb.mk

Kështu ka bërë të ditur ministri i Mjedisit Jetësor Izet Mexhiti. Siç tha ai , ky investim prej mbi 17 milionë eurosh, i mbështetur nga BERZH-i, Zvicra, Suedia dhe Bashkimi Evropian, do të sjellë një sistem rajonal modern që do të shërbejë për të paktën 10 vjet. 

“Deponia e vjetër e Rusinos do të mbyllet, dhe në vend të saj do të ndërtohet një strukturë e re, sipas standardeve më të larta mjedisore dhe europiane”, tha Mexhiti. 

Përveç ndërtimit të deponisë, siç sqaroi si, projekti përfshin edhe: ndërtimin e 5 stacioneve të transportit, sigurimin e pajisjeve dhe automjeteve të reja, si dhe krijimin e një sistemi të integruar për menaxhimin e mbetjeve. 

Në ndërkohë, ndërmarrja publike rajonale “Rusino Pollog” vazhdimisht është ballafaquar me sfida financiare për shkak të borxheve nga ndërmarrjet publike të komunave dhe operatorët privatë. 

Kujtojmë se tenderi për nëdrimin e deponisë moderne në Pollog dhe në rajonin e Pellagonisë dhe atë Jugperëndimor vazhdimisht janë shtyrë dhe afatet kanë ndryshuar. Ndërsa sipas planifikimeve pritet që deri në vitin 2027 këto deponi të jenë të kompletuara dhe në vihen në funksion. 

Me ndërtimin e tre deponive rajonale në këto rajone, do të mundësohet menaxhimi modern i mbetjeve për rreth 1 milion banorë në vend. Bashkimi Evropian e ka vlerësuar ngritjen e sistemeve rajonale të menaxhimit të mbetjeve si një nga prioritetet kombëtare në procesin negociator të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE.