Apeli merr vendim për seancën në rastin e Liridona Ademajt
Gjykata e Apelit ka njoftuar për ndryshimin e orarit të seancës gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Sipas njoftimit zyrtar, seanca e caktuar për 29 tetor, nuk do të mbahet në orën 09:50, siç ishte paralajmëruar më herë...


Gjykata e Apelit ka njoftuar për ndryshimin e orarit të seancës gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Sipas njoftimit zyrtar, seanca e caktuar për 29 tetor, nuk do të mbahet në orën 09:50, siç ishte paralajmëruar më herët, por në orën 11:10.
Gjykata ka bërë të ditur se ndryshimi ka të bëjë vetëm me orarin, ndërsa data e seancës mbetet e njëjtë.
Vendimi për ndryshimin e orarit është marrë nga Kolegji i Apelit me kërkesë të mbrojtjes së të dënuarit me burgim të përjetshëm, Naim Murselit, pasi ai në të njëjtën datë dhe orar është i angazhuar për përfaqësim edhe në një çështje tjetër në Gjykatën Supreme.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.