Arbana Osmani ‘thumbon’ Top Median: Jam mësuar me gjarpërinj

Duket se marrëdhënia mes Arbana Osmanit dhe Ledion Liços vijon të shoqërohet me thumbime të herëpashershme, që nuk kalojnë pa u vënë re nga publiku. Gjatë spektaklit të fundit të Ferma VIP, moderatorja u përball me një situatë jo të zakonshme në skenë, ku mbante mbi trup disa gjarpërinj. Ndërsa e menaxhonte me qetësi momentin, […]

Prill 14, 2026 - 17:30
Arbana Osmani ‘thumbon’ Top Median: Jam mësuar me gjarpërinj

Duket se marrëdhënia mes Arbana Osmanit dhe Ledion Liços vijon të shoqërohet me thumbime të herëpashershme, që nuk kalojnë pa u vënë re nga publiku.

Gjatë spektaklit të fundit të Ferma VIP, moderatorja u përball me një situatë jo të zakonshme në skenë, ku mbante mbi trup disa gjarpërinj. Ndërsa e menaxhonte me qetësi momentin, ajo hodhi edhe një batutë që u interpretua si një mesazh me nënkuptim: “Ju e dini që jam mësuar me gjarpërinj”, tha Osmani me humor.

Reagimi i menjëhershëm i Ermal Mamaqi vetëm sa e shtoi dozën e dyshimeve: “E kuptova për çfarë po flet”, u përgjigj ai, duke lënë të hapur interpretimin për publikun.

Edhe pse nuk ka asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë, momenti është parë nga shumëkush si një tjetër “kunjë” në distancë, në një raport që prej kohësh perceptohet si një rivalitet i heshtur. Megjithatë, mbetet e paqartë pse kjo “luftë e ftohtë” vijon, në një kohë kur secili prej tyre është i fokusuar në projektet dhe suksesin e vet televiziv.