Arbeloa jep “dritën jeshile”, Real Madridi e vendos përfundimisht në shitje yllin e skuadrës

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, nuk është i kënaqur me paraqitjen e Eduardo Camavinga në barazimin 1-1 ndaj Gironas. Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, tekniku e përdori këtë ndeshje për të vlerësuar formën e mesfushorit francez para përballjes vendimtare në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munich. “Një tjetër paraqitje e zbehtë. Nuk kishte gabime […]

Prill 13, 2026 - 13:30
Arbeloa jep “dritën jeshile”, Real Madridi e vendos përfundimisht në shitje yllin e skuadrës

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, nuk është i kënaqur me paraqitjen e Eduardo Camavinga në barazimin 1-1 ndaj Gironas.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, tekniku e përdori këtë ndeshje për të vlerësuar formën e mesfushorit francez para përballjes vendimtare në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munich.

“Një tjetër paraqitje e zbehtë. Nuk kishte gabime të mëdha, por asnjë ndikim në lojë. Pasaktësi me topin, presion i ngadaltë dhe pothuajse aspak kontribut në sulm”, raporton mediumi spanjoll.

Raporti shton se disa klube po e monitorojnë nga afër situatën e 23-vjeçarit dhe janë të gatshme të bëjnë lëvizje për transferimin e tij.

“Ka një ndjenjë pasigurie në rritje. Nëse vjen një ofertë gjatë verës, Real Madridi do ta shqyrtojë”.

Edhe gazetari Julio Pulido ka konfirmuar tensionet, duke theksuar se Arbeloa e përdori ndeshjen ndaj Gironas për të testuar nivelin e Camavingas.

“Trajneri e kuptoi se ai nuk është lojtari i duhur për përballjen e ardhshme ndaj Bayernit”.

Kësisoj, Real Madridi më shumë gjasë në mesfushë do të luajë me Jude Bellingham dhe talentin Pitarch para francezit që deri vonë ka qenë shumë i vlerësuar në fanellën e skuadrës madrilene.