Arben Fetai kundërshtohet nga baza në Kumanovë, i reagon Kryetari i degës së ASH-së!

Zëvendëskryeministri nga radhët e ASH-së, Arben Fetai, dhe kryetari i degës së kësaj partie në Kumanovë, Huzeir Mustafi, kanë shkëmbyer qëndrime të kundërta, që dëshmojnë mospajtime të brendshme të kësaj The post Arben Fetai kundërshtohet nga baza në Kumanovë, i reagon Kryetari i degës së ASH-së! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 8, 2025 - 02:00
 0  5
Arben Fetai kundërshtohet nga baza në Kumanovë, i reagon Kryetari i degës së ASH-së!

Zëvendëskryeministri nga radhët e ASH-së, Arben Fetai, dhe kryetari i degës së kësaj partie në Kumanovë, Huzeir Mustafi, kanë shkëmbyer qëndrime të kundërta, që dëshmojnë mospajtime të brendshme të kësaj partie.

Në një deklaratë të gjatë dhe reflektuese, Fetai theksoi rrugëtimin e tij politik që nga Lëvizja Vetëvendosje e deri te Aleanca për Shqiptarët, duke e konsideruar këtë të fundit si vazhdimësi të natyrshme të angazhimit të tij politik dhe kombëtar. Ai përmendi rolin e tij në bashkimin opozitar shqiptar nën platformën VLEN, si dhe sfidat e shumta me të cilat përballet një përpjekje për të ndërtuar një alternativë të vërtetë kundër, siç tha ai, “strukturës së kalbur të BDI-së”.

Por, përgjigjja nga baza e partisë nuk vonoi. Kryetari i degës së ASH-së në Kumanovë, Huzeir Mustafi, u shpreh publikisht kundër mënyrës së komunikimit të Fetait, duke e akuzuar këtë të fundit për hipokrizi dhe manipulim të narrativës politike.

“Kur të flasësh për biografinë tënde si pjesë e Vetëvendosjes, do të ishte korrekte të citohet edhe fakti që ju bashkangjite nismës së Dardan Molliqajt e Frashër Krasniqit për shkatërrimin e Vetëvendosjes,” deklaroi Mustafi, duke e quajtur këtë një përpjekje të dështuar për përçarje.

Ai gjithashtu kritikoi mënyrën se si po merren vendimet në ASH, duke theksuar se politika nuk bëhet në rrjete sociale. “Funksionarët e lartë të ASH-së duhet ta kenë të qartë se vendimet politike se çfarë kahje do të marrë subjekti politik merren në organet partiake e jo në rrjetet sociale, sepse aty bëhet gjah për like e komente, asgjë më shumë,” u shpreh Mustafi.

The post Arben Fetai kundërshtohet nga baza në Kumanovë, i reagon Kryetari i degës së ASH-së! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .