Zgjedhjet e 11 Majit, Presidenti Begaj takim me koordinatoren e OSBE-së

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Koordinatoren Speciale të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi. Presidenti i Republikës e falënderoi zonjën Karimi dhe ekipin e saj për vizitën e tyre në Shqipëri me rastin e zgjedhjeve, si edhe përcolli vlerësimet e tij më të larta për rolin e misioneve vëzhguese […]

maj 9, 2025 - 00:00
 0  4
Zgjedhjet e 11 Majit, Presidenti Begaj takim me koordinatoren e OSBE-së

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Koordinatoren Speciale të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi. Presidenti i Republikës e falënderoi zonjën Karimi dhe ekipin e saj për vizitën e tyre në Shqipëri me rastin e zgjedhjeve, si edhe përcolli vlerësimet e tij më të larta për rolin e misioneve vëzhguese ndërkombëtare në zgjedhjet shqiptare.

“Vëzhguesit ndërkombëtarë gëzojnë prestigj dhe besueshmëri tek opinioni publik shqiptar”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Presidenti i siguroi se gjetjet dhe rekomandimet e tyre do të trajtohen nga publiku dhe politika shqiptare me maksimumin e seriozitetit, sepse neutraliteti dhe korrektësia e misioneve vëzhguese ndërkombëtare janë të padiskutueshme.

Presidenti i Republikës theksoi se Shqipëria ka hyrë në një fazë zhvillimi, në të cilën përmbushja e standardit të zgjedhjeve është domosdoshmëri.

Me interlokutorët e huaj Presidenti Begaj ndau vlerësimet dhe opinionet rreth zhvillimeve të deritanishme.