Arbër Ademi: Maqedonia e Veriut po hyn në izolim të thellë politik
Maqedonia e Veriut po përballet me një fazë serioze izolimi politik dhe diplomatik, vlerëson Arbër Ademi, duke e lidhur këtë gjendje me zhvillimet e fundit gjeopolitike në Ballkan dhe më The post Arbër Ademi: Maqedonia e Veriut po hyn në izolim të thellë politik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Maqedonia e Veriut po përballet me një fazë serioze izolimi politik dhe diplomatik, vlerëson Arbër Ademi, duke e lidhur këtë gjendje me zhvillimet e fundit gjeopolitike në Ballkan dhe më gjerë.
“Ngjyra e përhimtë nuk është rastësi. Maqedonia e Veriut po hyn në një izolim të thellë politik. Dimri i vetmisë së madhe ka kapluar shtetin”, deklaron Ademi.
Sipas tij, në hartën e re gjeopolitike të Ballkanit, Maqedonia e Veriut renditet në të njëjtën zonë gri me atë që ai e quan “bota serbe”, duke mbetur jashtë proceseve kyçe ndërkombëtare. Si shembull konkret, Ademi përmend mospjesëmarrjen në Bordin e Paqes të Presidentit amerikan Donald Trump.
“Në hartën e re gjeopolitike të Ballkanit, Maqedonia e Veriut dhe bota serbe shfaqen të përhimta, të paftuara në Bordin e Paqes të Presidentit Trump. Kur të tjerët ftohen në tavolinën e vendimmarrjes, ne mbesim jashtë, pa zë, pa peshë, pa aleatë”, thekson ai.
Ademi paralajmëron se kjo situatë nuk është produkt i rastësisë apo i një momenti të vetëm, por rezultat i një procesi të gjatë vendimmarrjesh të gabuara.
“Izolimi nuk ndodh brenda natës. Ai ndërtohet me politika të gabuara dhe me humbje të besimit ndërkombëtar”, përfundon Ademi. Gazeta Flaka
The post Arbër Ademi: Maqedonia e Veriut po hyn në izolim të thellë politik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .