Qytetarët e Strugës nuk do të paguajnë faturat e ujit për muajin shkurt

Këshilli i Komunës së Strugës miratoi vendimin, me të cilin qytetarët lirohen nga pagesa e faturave të ujit për muajin shkurt. Ky hap vjen pasi qyteti dhe vendbanimet e tij për një muaj mbetën pa ujë të pastër, për shkak të turbullimit të burimeve në fshatin Shum. Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it abstenuan. Arsyetimi i […]

Mars 13, 2026 - 22:30
 0
Qytetarët e Strugës nuk do të paguajnë faturat e ujit për muajin shkurt

Këshilli i Komunës së Strugës miratoi vendimin, me të cilin qytetarët lirohen nga pagesa e faturave të ujit për muajin shkurt.

Ky hap vjen pasi qyteti dhe vendbanimet e tij për një muaj mbetën pa ujë të pastër, për shkak të turbullimit të burimeve në fshatin Shum.

Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it abstenuan.

Arsyetimi i VMRO-DPMNE-së ishte se ky vendim do ta përkeqësojë edhe më shumë gjendjen financiare të ndërmarrjes “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.

Në nismën për vendosjen e kësaj pike në rend dite, e cila erdhi nga këshilltari i LSDM-së, thuhet se komuna duhet të marrë përsipër detyrimet për faturat e ujit për muajin shkurt.