Arbër Ademi: Qëndrimet e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese rrezikojnë Marrëveshjen e Ohrit
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, duke i cilësuar ato si joprofesionale dhe tendencioze, me prirje për ta shndërruar këtë institucion The post Arbër Ademi: Qëndrimet e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese rrezikojnë Marrëveshjen e Ohrit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, duke i cilësuar ato si joprofesionale dhe tendencioze, me prirje për ta shndërruar këtë institucion në një organ parapolitik majorizues, në funksion të zhbërjes së Marrëveshjes së Ohrit.
Sipas Ademit, paralajmërimet për “harmonizim me Kushtetutën” pa transparencë dhe në kundërshtim me Amendamentin V përbëjnë shkelje flagrante të të drejtave të shqiptarëve dhe minimizim të shqetësimeve të tyre legjitime. Ai thekson se qytetarët me të drejtë shohin rrezik në një proces të mbyllur, të njëanshëm dhe pa argumente profesionale.
Ademi ka kritikuar gjithashtu qëndrimet kundër parimit të Badinterit në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, duke rikujtuar se Badinteri nuk është shpikje politike, por mekanizëm kushtetues për mbrojtjen e komuniteteve dhe ruajtjen e karakterit multietnik të shtetit. Sipas tij, përjashtimi i këtij parimi nga vendimmarrja për çështje që prekin drejtpërdrejt të drejtat kolektive nuk e forcon shtetin ligjor, por e cenon atë.
“Koha është tani për Badinter në Gjykatën Kushtetuese”, ka përfunduar Ademi. Gazeta Flaka
The post Arbër Ademi: Qëndrimet e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese rrezikojnë Marrëveshjen e Ohrit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .