Arifi: Mediat ndërkombëtare po përcjellin mesazhin e Perëndimit për Qeverinë e Kosovës
Njohësi i çështjeve politike, Dritero Arifi, tha se raportimet e mediave ndërkombëtare, si Financial Times dhe The Guardian, nuk janë të rastësishme, por në njëfarë mënyre përcjellin mesazhin diplomatik të zyrave perëndimore për preferencat e tyre mbi qeverinë e ardhshme të Kosovës. ‘’Normal këto dy media prestigjioze në njëfarë mënyrë e sjellin mesazhin diplomatik të


Njohësi i çështjeve politike, Dritero Arifi, tha se raportimet e mediave ndërkombëtare, si Financial Times dhe The Guardian, nuk janë të rastësishme, por në njëfarë mënyre përcjellin mesazhin diplomatik të zyrave perëndimore për preferencat e tyre mbi qeverinë e ardhshme të Kosovës.
‘’Normal këto dy media prestigjioze në njëfarë mënyrë e sjellin mesazhin diplomatik të zyrave perëndimore për preferencat e tyre, se cila Qeveri do të duhej të ishte’’, tha Arifi për FrontOnline.
Ai theksoi se, pavarësisht këtyre mesazheve, është qytetari i Kosovës ai që vendos për Qeverinë dhe udhëheqjen e vendit. Sa i përket përdorimit të gjuhës fyese nga kryeministri Kurti dhe Vetëvendosje, Arifi theksoi se kjo nuk është një risi e këtyre zgjedhjeve, por një praktikë e vazhdueshme e kësaj partie që nga themelimi i saj.
“Kush qeverisë e vendos qytetari i Kosovës, por gjuha fyese nuk është përdorë vetëm pas zgjedhjeve. Vetëvendosje këtë e ka një lloj parimi të fyerjes të të gjithë oponentëve dhe jo vetëm, kështu që gjuha fyese është përdorur po themi që nga lindja e Vetëvendosjes e deri sot, nuk është diçka e re’’, deklaroi Arifi.
Megjithatë, ai vlerëson se më shumë sesa gjuha e përdorur, thelbi i këtyre raportimeve ndërkombëtare ka të bëjë me reagimin e Perëndimit dhe përpjekjen për të sinjalizuar se cila Qeveri do të ishte më e dëshirueshme për ta.