Pal Lekaj për shpenzimet prej mbi 29 milionë euro të institucioneve: Luks për zyrtarët, krizë për qytetarët

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, për FrontOnline ka folur për të dhënat raportit ku tregojnë se institucionet qeveritare kanë shpenzuar mbi 29 milionë euro në vetëm tri vite për udhëtime zyrtare, mëditje dhe akomodim jashtë vendit. Lekaj e ka cilësuar këtë nivel të shpenzimeve si alarmant, sidomos në kohën kur

Prill 22, 2025 - 10:00
 0  3
Pal Lekaj për shpenzimet prej mbi 29 milionë euro të institucioneve: Luks për zyrtarët, krizë për qytetarët
pal-lekaj-per-shpenzimet-prej-mbi-29-milione-euro-te-institucioneve:-luks-per-zyrtaret,-krize-per-qytetaret

pal-lekaj-per-shpenzimet-prej-mbi-29-milione-euro-te-institucioneve:-luks-per-zyrtaret,-krize-per-qytetaret


Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, për FrontOnline ka folur për të dhënat raportit ku tregojnë se institucionet qeveritare kanë shpenzuar mbi 29 milionë euro në vetëm tri vite për udhëtime zyrtare, mëditje dhe akomodim jashtë vendit.

Lekaj e ka cilësuar këtë nivel të shpenzimeve si alarmant, sidomos në kohën kur qytetarët përballen me vështirësi ekonomike dhe mungesë të shërbimeve themelore.

“Shpenzimi i mbi 29 milionë eurove nga institucionet qeveritare në vetëm tri vite, në një kohë kur qytetarët ballafaqohen me çmime të larta, krizë ekonomike dhe mungesë investimesh kapitale në shumë komuna, është alarmant dhe kërkon urgjentisht transparencë dhe llogaridhënie,” tha Lekaj për FrontOnline.

Ai shtoi se pavarësisht shpenzimeve të mëdha, nuk ka pasur asnjë përmirësim të dukshëm në cilësinë e shërbimeve publike, duke ngritur dyshime për mënyrën se si po menaxhohen fondet publike.

“Në veçanti, më shqetësues është fakti që nuk ka pasur rritje të cilësisë së shërbimeve publike, ndërkohë që buxheti i qytetarëve po shpenzohet për luksin e zyrtarëve dhe aktivitete që nuk sjellin përfitim konkret për vendin,” theksoi ai për FrontOnline.

Duke e quajtur këtë një formë të shpërdorimit institucional, Lekaj kërkoi ndërhyrje urgjente nga organet përkatëse dhe vendosjen e mekanizmave të kontrollit dhe përgjegjësisë.

“Nuk mund të pranojmë që institucionet të sillen si ndërmarrje private, duke shpërdoruar paratë e qytetarëve pa asnjë kontroll apo ndëshkim,” përfundoi Lekaj.