Arrestimet Papazov dhe Dimitrovski janë të VMRO-DPMNE-së, Iliev i LSDM-së
Sot, Kryetari i dorëhequr, Ljupço Papazov dhe dy ish-kryetarë të bashkisë së Koçanit Nikolço Iliev dhe Ratko Dimitrovski janë arrestuar, pasi dyshohet se janë të përfshirë në tragjedinë me 59 The post Arrestimet Papazov dhe Dimitrovski janë të VMRO-DPMNE-së, Iliev i LSDM-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Sot, Kryetari i dorëhequr, Ljupço Papazov dhe dy ish-kryetarë të bashkisë së Koçanit Nikolço Iliev dhe Ratko Dimitrovski janë arrestuar, pasi dyshohet se janë të përfshirë në tragjedinë me 59 viktima në klubin “Pulse”, shkruan Flaka
Kryetari i deritanishëm Ljupço Papazov dhe Ratko Dimitrovski kanë drejtuar me komunën e Koçanit si kandidatë të mbështetur nga VMRO-DPMNE, ndërsa Nikolço Iliev nga LSDM. I fundit, me profesion ekonomist drejtoi me komunën e Koçanit në vitet në vitet 2017-2021. Ratko Dimitrovski drejtoi komunën për dy mandate, edhe atë në periudhën 2009-2017.
Kryetari në dorëheqje, Ljupço Papazov në krye të komunës erdhë me 8 nëntor të vitit 2021 dhe drejtoi me komunën deri para dy ditëve kur kumtoi dorëheqjen e tij.
Diskoteka “Pulse” filloi zyrtarisht të punonte prej vitit 2012, periudhë kjo që lidhet me ushtrimin e postit nga tre drejtuesit e lartëpërmedur. Nga viti 2009 dhe deri në vitin 2013 me komunën e Koçanit drejtoi
Ndryshe, Prokuroria Publike njoftoi se operacioni për ndalimin e personave të dyshuar për përfshirje do të vazhdojë gjatë gjithë natës, ndërsa më shumë detaje do të japin pas përfundimit të operacionit nesër.
Paraprakisht, Ljupço Papazov më 17 mars është marrë në pyetje nga prokurori në Prokurorinë Publike të Koçanit dhe pas përfundimit të marrjes në pyetje, Prokuroria ka njoftuar se do të merret vendim për statusin e tij të mëtutjeshëm në procedurë.
Kryetari i komunës është marrë në pyetje dhe ka dhënë disa sqarime dhe informacione.
“Një deklaratë e tillë krahasohet me materialin dëshmues dhe me kompetencat e komunës, pas së cilës do të vendoset për statusin e tij të mëtutjeshëm në procedurë – njoftuan nga Prokuroria pas përfundimit të marrjes në pyetje të Papazov. Flaka Media
The post Arrestimet Papazov dhe Dimitrovski janë të VMRO-DPMNE-së, Iliev i LSDM-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .