Ratko Dimitrovski, u akuzua edhe për rastin “Banka Postare”, por asnjëherë nuk u dënua!

Sot, Kryetari i dorëhequr, Ljupço Papazov dhe dy ish-kryetarë të komunës së Koçanit Nikolço Iliev dhe Ratko Dimitrovski janë arrestuar, pasi dyshohet se janë të përfshirë në tragjedinë me 59 The post Ratko Dimitrovski, u akuzua edhe për rastin “Banka Postare”, por asnjëherë nuk u dënua! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 21, 2025 - 04:00
 0  5
Ratko Dimitrovski, u akuzua edhe për rastin “Banka Postare”, por asnjëherë nuk u dënua!

Sot, Kryetari i dorëhequr, Ljupço Papazov dhe dy ish-kryetarë të komunës së Koçanit Nikolço Iliev dhe Ratko Dimitrovski janë arrestuar, pasi dyshohet se janë të përfshirë në tragjedinë me 59 viktima në klubin “Pulse”, shkruan Flaka

Ratko Dimitrovski që llogaritej si i forti i Koçanit, drejtoi komunën për dy mandate, edhe atë në periudhën 2009-2017, dhe këtë ndalim nga Policia e ka për herë të dytë, pasi në vitin në nëntor të vitit 2018 ra në burg pasi Prokuroria Speciale Publike e akuzoi për veprën penale të pastrimit të parave dhe të ardhura të tjera.

Ky dhe persona të tjerë u akuzuan se nga krimet e kryera në periudhën nga viti 2001 deri në vitin 2010 janë përfituar përfitime pasurore në vlerë prej 5 milionë euro.

Në rastin “Banka Postare”, biznesmenët Tome Glavçev dhe Ratko Dimitrovski janë akuzuar për shpëlarje parash dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

Goditjen e parë këtij rasti ia dha ndryshimi në Kodin Penal i cili e la të vjetëruar veprën e shpërdorimit të detyrës zyrtare. Prokurori e riklasifikoi vetëm si pastrim parash, por gjyqtari vlerësoi se duke qenë se abuzimi ishte parashkruar, nuk mund të ndiqej penalisht për veprën penale të “pastrimit të parave”.

Ky ishte një nga rastet e hapura nga ish-Prokuroria Speciale Publike e më pas e marrë përsipër nga Prokuroria Publike Republikane.

Ratko Dimitrovski ishte pronar i shtypshkronjës së njohur “Evropa ’92”. Flaka Media

The post Ratko Dimitrovski, u akuzua edhe për rastin “Banka Postare”, por asnjëherë nuk u dënua! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .