Arrestohen 2 shtetas rumunë, janë kapur duke e plaçkitur një argjendari

Me datë 30.12.2025, në orën 12:10, në një qendër tregtare në zonën e Qendrës në Shkup, nëpunës policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese në SPB Shkup i privuan nga liria V.L.P. (19) dhe F.I.P. (19), të dy nga Rumania, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje në një argjendari në qendrën tregtare. Përkatësisht, më herët, ata […]

dhjetor 31, 2025 - 14:30
 0
Arrestohen 2 shtetas rumunë, janë kapur duke e plaçkitur një argjendari

Me datë 30.12.2025, në orën 12:10, në një qendër tregtare në zonën e Qendrës në Shkup, nëpunës policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese në SPB Shkup i privuan nga liria V.L.P. (19) dhe F.I.P. (19), të dy nga Rumania, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje në një argjendari në qendrën tregtare.
Përkatësisht, më herët, ata kanë hyrë në argjendari dhe kanë kërkuar të shikojnë stoli ari, dhe pasi është nxjerrë një kuti, me përdorimin e forcës ia kanë marrë atë punonjëses dhe kanë ikur. Shumë shpejt, pas ndërmarrjes së masave, në dalje të qendrës tregtare janë kapur dhe privuar nga liria dhe u janë gjetur 43 copë stoli ari. Gjërat e marra i janë kthyer pronarit dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.