Arrestohen 3 persona nga Kamjani, me thikë kërcënuan 53 vjeçarin nga Rakoveci

Më datë 06.04.2026, në orën 20:00, në fshatin Pirok të Tetovës, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Kamjanit kanë privuar nga liria personat J.K. (33), J.A. (36) dhe J.N. (20), të gjithë nga fshati Rakovec i Tetovës, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga M.R. (53) nga fshati Rakovec, se në orën 17:45, derisa po lëvizte […]

Prill 7, 2026 - 16:00
Arrestohen 3 persona nga Kamjani, me thikë kërcënuan 53 vjeçarin nga Rakoveci

Më datë 06.04.2026, në orën 20:00, në fshatin Pirok të Tetovës, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Kamjanit kanë privuar nga liria personat J.K. (33), J.A. (36) dhe J.N. (20), të gjithë nga fshati Rakovec i Tetovës, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga M.R. (53) nga fshati Rakovec, se në orën 17:45, derisa po lëvizte me bashkëshorten e tij me automjetin e tij drejt Tetovës, i kanë bllokuar rrugën, pas së cilës me mjet të fortë dhe metalik i kanë dëmtuar automjetin. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.