Arrestohet 42-vjeçari nga Sllatina, dërgohet në burg për vepra penale që lidhen me drogën

Më 26.12.2025, rreth orës 18:30, në fshatin Sllatinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, me urdhër gjyqësor, e privuan nga liria J.I. (42) nga fshati Slatinë, i cili ishte në kërkim për vuajtjen e një dënimi me burg në kohëzgjatje prej një viti, për shkak të veprës penale sipas nenit […]

dhjetor 27, 2025 - 18:00
 0
Arrestohet 42-vjeçari nga Sllatina, dërgohet në burg për vepra penale që lidhen me drogën

Më 26.12.2025, rreth orës 18:30, në fshatin Sllatinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, me urdhër gjyqësor, e privuan nga liria J.I. (42) nga fshati Slatinë, i cili ishte në kërkim për vuajtjen e një dënimi me burg në kohëzgjatje prej një viti, për shkak të veprës penale sipas nenit 215 të Kodit Penal – “prodhim i paautorizuar dhe vënie në qarkullim e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. I njëjti është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Korrektues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.