Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në fshatit Mirashë
Me datën 12.04.2026 rreth orës 13:00, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast i “Vjedhjes së rëndë” në Xhaminë e fshatit Mirashë. Lidhur me këtë njësitet reaguese kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me ankuesin, imamin e Xhamisë, i cili ka njoftuar se rreth orës 03:00 të së njëjtës […]


Me datën 12.04.2026 rreth orës 13:00, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast i “Vjedhjes së rëndë” në Xhaminë e fshatit Mirashë.
Lidhur me këtë njësitet reaguese kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me ankuesin, imamin e Xhamisë, i cili ka njoftuar se rreth orës 03:00 të së njëjtës ditë, një person i panjohur dhe i maskuar kishte hyrë në objekt, nga ku kishte vjedhur arkën e bamirësisë me një shumë të caktuar parash.
Rasti është regjistruar nga kamerat e sigurisë, mirëpo gjatë largimit, i dyshuari kishte dëmtuar kamerat me qëllim të asgjësimit të provave, duke shkaktuar edhe dëme materiale.
Pas veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave, gjatë ditës së sotme Njësia e Hetimeve në Ferizaj ka arritur të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin J.H. (33 vjeç), i cili është shoqëruar në stacionin policor dhe në prani të avokatit mbrojtës, është intervistuar si i dyshuar, ku me autorizim të prokurorit të shtetit ka pranuar kryerjen e veprës penale.
Gjithashtu, i dyshuari rezulton me urdhër-arrest aktiv nga Gjykata Themelore, dega në Lipjan.Me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore.