Arrestojet një e mitur në Podujevë, sulmoi bashkëmoshataren

Një e mitur është arrestuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, nën dyshimin për sulm fizik ndaj një vajze tjetër të mitur. Rasti ka ndodhur dje në mesditë dhe për arsye ende të panjohura, e dyshuara ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës, e cila ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman

shtator 27, 2025 - 10:30
 0
Arrestojet një e mitur në Podujevë, sulmoi bashkëmoshataren
Arrestojet një e mitur në Podujevë, sulmoi bashkëmoshataren

Arrestojet një e mitur në Podujevë, sulmoi bashkëmoshataren

Një e mitur është arrestuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, nën dyshimin për sulm fizik ndaj një vajze tjetër të mitur.

Rasti ka ndodhur dje në mesditë dhe për arsye ende të panjohura, e dyshuara ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës, e cila ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor pas incidentit.

Me vendim të prokurorit të rastit, e mitura e dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në zhvillim./Kosovapress/