Nuk po i zë oda – Imri Ahmeti: Familja më jep energji, i kam në krah gjithmonë
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për edhe një mandat nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti, ka ndarë një moment të veçantë me familjarët e tij. Ahmeti ka publikuar një fotografi në faqën e tij zyrtare në Facebook, ku shihet i rrethuar nga dhjetëra familjarë, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e […]
 
 

Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për edhe një mandat nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti, ka ndarë një moment të veçantë me familjarët e tij.
Ahmeti ka publikuar një fotografi në faqën e tij zyrtare në Facebook, ku shihet i rrethuar nga dhjetëra familjarë, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e tyre të vazhdueshme, raporton ORAinfo.
“Familja më jep energji. I kam në krah gjithmonë. Faleminderit!  ”, ka shkruar Ahmeti në përshkrimin e fotografisë.
”, ka shkruar Ahmeti në përshkrimin e fotografisë. 
Postimi është pritur me shumë reagime pozitive nga mbështetësit e tij, të cilët kanë vlerësuar lidhjen e fortë familjare dhe përkushtimin e tij në fushatën elektorale që po zhvillohet në Lipjan. /ORAinfo/
 
 
 
    
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
 